AlbEmigrant  
  
Intervistat
 
Intervistë me akademikun Skënder Kapiti
 
 
Menuja Albemigrant
albemigrant
tribuna shqiptare
Lajme / News
Kosova tek AlbemigranT
Guestbook
Intervista

 

 

KARTISTI DUHET TË JETË ZËRI I POPULLIT TË VET

Intervistoi Sami Islami*

 

 Sami Islami dhe akademiku Skënder KapitiPiktori nga Kosova Skënder Kapiti është i njohur për një mori ekspozitash si në Kosovë, poashtu edhe në diasporë. Qe më shumë se një dekadë ai jeton dhe vepron në Londër, në këtë mertopolë të madhe evropiane dhe botërore. Pata rastin ta vizitoja një ekspozite të tij dhe me këtë rast shfrytëzova rastin të bisedonim për shumë segmente të jetës dhe punës së tij si piktor.

 

Tribuna Shqiptare: Për fillim të kësaj interviste do të ishte me interes për lexuesit tanë të na thoni, kur ia keni filluar të merreni me pikturë?

 

 

Në foto gazetari Sami Islami dhe akademiku Skënder Kapiti

Skënder KAPITI: Dashuria ime për art në përgjithësi është shumë e hershme. Unë si fëmijë artin e kam pasur në shpirt. Këtë e manifestoja duke bërë vija të ndryshme, në fleta, duke gdhend dru etj. Më kujtohet një rast kur në fshatin e lindjes, në mungesë madje edhe  të lapsit e fletores bëja vija në lym, kur lumi vërshonte ato pjesë të afërta të tokës. E merrja një shkop dhe vizat që i bëja më tërhiqnin së tepërmi. Në lidhje me këtë moment më vonë  pata shkruar edhe një poezi, e cila, siç më thoshin të tjerët,  doli mjaft e suksesshme. Unë e pa ta titulluar "Piktori". Kjo dashuri për artin më vonë u kthye, siç më thoshin të tjerët,   në talent dhe, më kujtohet që në shkollën fillore, në klasën e pestë të saj, unë u vlerësova si piktori më i mirë në shkollë, nga shkaku se e bëra një portet  dhe një pikturë për ditën e shkollës, për të cilat profesori i artit kishte vetëm fjalë të mira.

 

Tribuna Shqiptare : Ju jeni ndër kuadrat e para  të Akademisë së Arteve në Prishtinë. Çka mund të veçoni për rrugën e juaj krijuese?

 

Skënder KAPITI: Në jetën time kam pasur shumë peripeci. Ende pa u regjistruar në Akademi unë vazhdimisht kam punuar në këtë fushë. Kam bashkëpunuar me shumë gazeta e revista të kohës dhe punimet e mia janë pritur  shumë mirë si nga redaksitë e ndryshme poashtu edhe nga lexuesit. Kam pasur komplimente edhe këtu në Londër nga vizitues të ekspozitave të mia, ose lexues ,që pikturat e mia apo edhe vjershat, i kanë hasur nëpër faqet e gazetave. Unë në atë kohë punimet e mia i botoja në gazeta e revista, si: "Zëri i rinisë", "Rilindja", "Bota e re", "Jeta e re" "Rilidja" etj. Dhe mua më vjen mirë që punimet e mia kanë mbetur në kujtesë të artdashësve

 

Tribuna Shqiptare: Si artist akademik ju keni punuar në Prishtinë dhe sigurisht keni kolegë shumë atje?

 

Skënder KAPITI: Sigurisht se po. Unë në kohën kur isha në Prishtinë dhe merresha me art, kam pasur marrëdhënie si të thuash më të ngushta me Agim Tafarshikun. Bile bënim  një lloj garash nëpër gazeta. Në këtë kohë në Prishtinë ekzistonte vetëm Shkolla e Lartë e  Artit, kurse ne ishim të interesuar të kishim Akademi të Arteve dhe hapja e mëvonshme e saj për ne ishte një festë, si një ngjarje e madhe. Unë në atë kohë kisha planifikuar të studioja në Pragë apo Paris dhe kur kam dëgjuar se në Prishtinë po hapet Akademia, edhe pse kisha shkuar jashtë vendit,  e kam nxjerr biletën dhe jam kthyer në Kosovë. Unë kam arritur ta kryej Akademinë duke u bërë gjenerata e parë e dizajnit grafik. Udhëheqës i katedrës ishte Shyqri  Nimani, për të cilin kam konsiderata të larta dhe e çmoj shumë. Po për mua janë të nderuar shumë edhe Muriqi, Mulliqi etj.

 

Tribuna Shqiptare:  Çfarë niveli  artistik qëndron  arti figurativ  i Kosovës dhe sa ka arritur ai të depërtojë në perëndim?

 

Skënder KAPITI: Unë them me bindje të plotë se  arti figurativ, deshi apo nuk deshi dikush ta pranojë, ëshë para arteve të tjera. E them këtë se artin tonë që krijohet në Kosovë, unë e kam përcjell gjatë gjithë jetës sime. Unë do të thosha vetëm sa nuk kam fjetur nëpër ato foaje a salone të ekspozitave të artit. Aty ku veprat e tyre i ekspozonin artistët tanë në zë, siç është për shembull Sulejman Cara, person shumë i dashur për mua dhe i cili ka ndikuar shumë tek unë, që unë, më vonë ta marr rrugën e artit, pastaj Engjëll  Berisha dhe të gjithë të tjerët më të rinj: Mulliqi, Muriqi etj.Kjo përsa i përket artit në Kosovë, ndërkaq përsa i përket artit perëndomor mund të them se kemi emra të njohur si Ibrahim Kodra, Daut Berisha etj. 

 

Tribuna Shqiptare: Ju si artist ikët nga Kosova dhe u vendosët në Angli (në Londër). A ishe kjo vetëm një shpërngulje e rëndomtë apo ndikoi që duke ardhur këtu, me punën tuaj ta afirmoni artin kosovar dhe artin shqiptar në përgjithësi edhe në perëndim, si Kodra, Berisha etj. A është kjo e vërtetë?

 

Skënder KAPITI: E saktë. Vetë largimi im nga Prishtina dhe ardhja këtu në Londër për kohën kur erdha qe një vendim shumë i vështirë, po në kohën kur e mora këtë vendim, ju e dini se në Kosovë (në vitet e 90-ta) asgjë nuk lëvizte. U mbyllën institucionet vitale të popullit kosovar, me galeri të arteve, u pezulluan gazetat e revistat e ndryshme me të cilat edhe bashkëpunoja. U mbyll edhe Biblioteka Popullore Universitare, të cilën e kam pritur me një hidhërim të madh. Dhe mua, sikur edhe shumë njerëzve të artit na u mbyllën të gjitha rrugët. Dhe e zgjodha Londrën sepse e di se  është një tempull i kulturës botërore. Vend të cilën e kanë lakmi edhe vetë piktorët anglezë. Për dikë kjo që unë kam bërë mund të mirret si punë e vogël, por siç dihet unë kam prezentuar këtu kulturën shqiptare. Me piktuat e mia  nga historia si Agroni, Teuta, Skënderbeu etj.unë kam dashur që t'u them anglezëve se edhe ne kemi një histori të begatshme dhe të hershme, madje më të hershme  ndoshta se edhe kultura angleze.

 

Tribuna Shqiptare: Në disa ekspozita,  piktuat e juaja u pritën shumë mirë sidomos nga publiku anglez. Sa ekspozita keni pasur  dhe  çka mendoni lidhur me këtë?

 

Skënder KAPITI: Nëse unë kam arritur që të zgjoj kurreshtjen e një auditeriumi siç është ky i Londrës, unë jam i kënaqur. Unë kam pasur nja 11-12 ekspozita, të cilat  mendoj qenë shumë të suksesshme. Për secilën ekspozitë ekziston ditari i përshtypjeve të vizitorëve, të cilët shprehën fjalë miradie për punën time. Në mesin e tyre kishte edhe njerëz me autoritet

 

Tribuna Shqiptare: Siç u informuam ju keni marrë pjesë edhe në ekspozitën e Akademisë Mbretërore me pikturën "Pajtimi". Çka mund të thoni lidhur me këtë?

 

Skënder KAPITI:  Po. Kjo qe një ngjarje e jashtëzakonshme për mua sepse unë me veprën "Pajtimi" mora pjesë në një konkurrencë ku kishte mbi 13 mijë piktorë nga gjithë Britania e Madhe. Për t'i seleksionuar  veprat kanë punuar 13 piktorët më të njohur britanikë. Punimet e mia kaluan këtë barrierë, mirëpo kur ka ardhur mometi që punimi të varet në mur, ai nuk u var, sepse unë nuk kam pasur për të financuar për kornizë, e cila do t'i plotësonte kiriteret e kësaj ekspozite, kështu që edhe piktura ime nuk u ekspozua. Ajo , megjithatë nga komisioni i ekspozitës u veçua që të ekspozohet në ndonjë ekspozitë tjetër.

 

Tribuna Shqiptare: Në Londër dhe në tërë Britaninë e Madhe  ka mjaft  shqiptarë, të cilët kanë bizneset e veta, por edhe asociacione  të tjera. A ju ka ofruar  ndonjëherë ndonjë ndihmë materiale, në mënyrë që t'i përballoni shpenzimet e kornizave, ngjyrave, kushte këto themelore për të bërë punën e piktorit. E kur dihet se artisti  ka nevojë për këtë ndihmë?

 

Skënder KAPITI: Fatkeqësisht unë si artist akademik, nuk e kam pasur këtë ndihmë. Më duhet të them se askujt deri më sot nuk i ka shkuar ndër mend të më pyes se a kam nevojë apo jo për një ndihmë të tillë. Mua vetë m'u ka dashur që t'i ndaj të hollat nga kafshata e gojës për këtë qëllim. E dihet se me veprat e mia përpiqem që t'i prezetoj vlerat  kulturore të tërë popullit shqiptar. Fundja artisi  duhet të jetë zëri i popullit të vet. Ai duhet të shpreh aspiratat e tij, synimet, me fjalë të tjera ai duhet ta shpreh shpirtin e kombit të tij dhe si i tillë ai duhet të ndihmohet.

 

Tribuna Shqiptare: Kemi pasur rastin që, në kohë të fundit, të shohim diçka të re në pikturën e juaj, përnga teknikat dhe përdorimi i ngjyrave.  Për çka është fjala?

 

Skënder KAPITI: Tashti më duket se është momenti që  edhe piktura shqiptare të ecën bashkë me kohën. Po të shprehem me gjuhën artistike teknika që po përdor tashti quhet teknika akrilik; është diçka e re në mes të olios dhe temperës. Kjo me këto ngjyra mua po më duket më e përshtatshme sepse  ngjyrat nuk kanë erë, e duke e pasur paraysh se unë punoj në ambient familjar kjo po më del më e mirë se të tjerat.

 

Tribuna Shqiptare: Si piktor që punoni në shtëpi, pa ndonjë atele të mirëfilltë, si ai dilni të punoni në kësi ambientei?

 

Skënder KAPITI: Më duhet ta përmend, me këtë rest se për suksesin tim një meritë të pakontestueshme ka pasur  bashkëshortja ime, e cila ndërroi jetë vite më parë e cila m'u ka gjetur vazhdimisht.  Më ka përkrahur, më ka sygjeruar, më ka dhënë kurajo për punën time.  Tani jetoj vetëm me fëmijët e mi, të cilët poashtu gjithnjë më kanë përkrahur. Edhe ata kanë marrë pak a shumë rrugën e artit. Vajza ime  Rudina është dizajnere e modës, djali, Ardiani  merret me fotografi.

 

Tribuna Shqiptare: Si çdo krijues edhe ju sigurisht se keni plane për të ardhmen. Cilat janë ato?

 

Skënder KAPITI: Unë jam momentalisht në Londër, do të pikturoj dhe   kudo që të  jem do të punoj gjithnjë për populllin tim.

 

Intervistoi * Sami  ISLAMI

 

 

 

   

Copyright albemigrant.com & TribunaShqiptare.com Intervista mund të shpërndahet dhe ribotohet me kusht që të ruhet tërësia e saj dhe të citohet burimi.