AlbEmigrant  
  
 

   Menuja kryesore

albemigrant
Tribuna Shqiptare
Lajme / News
Kosova tek AlbemigranT
Guestbook
Intervista
     
   
 


 Intervista Albemigrant është rubrika më e re që po hapim. Qëllimi është të "vjelim" mendimin e kualifikuar të emigrantëve shqiptar, intelektualëve, përvojën e tyre dhe pikëpamjen e tyre për at'dheun dhe shqetësimet që janë në rend të ditës për gjithë shqiptarët. Keni një mendim, keni një ide, na kontaktoni. Na vini në kontakt me personalitete të diasporës shqiptare nga fjala e të cilëve të gjithë mund të përfitojnë. Diaspora shqiptare po lëviz dhe duhet të lëvizi. Ne do të donim të ishim në radhët e para të kësaj lëvizje. Po ju ?

Admin 


Nga intervista me zotin Joe Dioguardi

Albemigrant :  Së pari, duke konsideruar kapacitetin dhe patriotizmin e gjeneratës së fundit të mërgimtarëve shqiptarë, a mund të na flisni për Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe marrëdhëniet e saj me këtë gjeneratë mërgimtarësh shqiptarë në SHBA dhe Kanada?

Z. Dioguardi : Një prej sfidave më kryesore me të cilën jemi ballafaquar unë dhe Shirley që nga koha kur ishim bashkuar më 1993 (katër vite pasi që kisha lënë Kongresin e SHBA-ve dhe kisha formuar Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane më 1989) ka qenë lidhja me komunitetet e mëdha shqiptare në diasporë në Amerikën Veriore dhe rreth botës.  Kemi udhëtuar që nga Alaska në Australi, nga Washingtoni në Bruksel, nga Toronto në Londër, përveq udhëtimeve të shumta për në Shqipëri, Kosovë, dhe trojet shqiptare në Preshevë, Maqedoni, dhe Mal të Zi. Pse?  Për t’u takuar me shqiptarët e këtyre vendeve dhe për t’i informuar ata (dhe përmes tyre për t’i zgjuar liderët e tyre politikë) që një zë i pavarur – LQSHA – po punonte në Washington dhe nëpër parlamentet tjera botërore për të drejtat e njeriut, demokracinë, lirinë, dhe vetëvendosjen për të gjithë shqiptarët në Ballkan. Pasi që shqiptarët, edhe në SHBA dhe Kanada, nuk janë të bashkuara kur vijnë në pyetje objektivat kombëtare, politike dhe qytetare (qofshin brenda, qoftë jashtë), ka qenë e vështirë dhe vetëm pjesërisht e suksesshme strategjia jonë për t’i bashkuara ata si pjesëmarrës në misionin tonë. Për të patur sukses në tejkalimin e kësaj sfide të vështirë, LQSHA ka fokusuar aktivitetet e veta kryesore në arritjen e pavarësisë për Kosovën përmes punës sonë të ngushtë më miqë të fuqishëm në Kongresin e SHBA-ve, dhe jemi afër përmbushjes së kësaj objective, e cila edhe ka qenë objektiva jonë kryesore dhe më e rendësishmja për mëse njëzet vitet e kaluara. Më tej For the interview in English, please click here
 
Na shkruani printo artikullin Dėrgojani njė mikut tuaj kėtė adresė URL
 
Nga Albemigrant
 
 
logo